The « Postman » always rings twice.

. Le të zhgënjehen amatorët e flaktë të filmave hollivudianë.
. Pasi në këtë shkrim nuk bëhet fjalë aspak për filmin e Tay Garnett-it të vitit 1946 me Lana Turner dhe John Garfield, i cili solli në ekran romanin eponim të James M. Cain. Nuk bëhet gjithashtu fjalë për remake-n e tij aq të sukseshëm të vitit 1981 të Bob Rafelson-it, me të paharruarit Jack Nicholson dhe Jessica Lange.
.

. Postuesit tanë të rradhës gjenden në redaksitë kulturore të gazetave të vendit, mes redaktorëve shterpë në ide vetiake që kthejnë së prapi gur e guriçkë të Cergës së Gjerë Botërore (cgjb – alias www), në kërkim të artikujve zbavitës për lexuesit e tyre të dashur. Duke gjykuar nga përmasat – dhe nga reaksionet e lexuesve, kjo maskaradë intelektuale që luhet në mjediset aq studiuese të gazetarisë lokale jep përshtypjen e një procesi krejt të zakonshëm – aq banal saqë thuaj nuk i bën më përshtypje askujt.
.
. * * *
.
. Të martën, në 27 maj, botova një shkrim në blogun tim (http://www.albanie-albanais.com/) me titullin « Letër e hapur plaçkitësve të « Shekullit ». Ndoshta me rrëmbim – por sigurisht i indinjuar – denoncoja kopjimin nga ana e një gazete të madhe të një përkthimi origjinal, botuar në një blog të vogël, të ndërhyrjes së shkrimtarit Fatos Kongoli me titull « Çarja gjeografike », të çfaqur në faqet elektronike të gazetës franceze « Le Monde ».
. Në të vërtetë dhe përtej problemit personal të « autorësisë », ajo çka më shqetësonte thellësisht ishte pikërisht procesi i « anonimatizimit » të krijimit, të praktikuar dhe të kultivuar nga mediat e mëdha, të cilat mjaftohen me dy germa-iniciale në fund të tre-katër rreshtave komentesh rrethanore, për të absorbuar dhe më tej, servirur si të vetën, një krijim të dikujt tjetër. Edhe më keq, shkrimi paraqitet nën një titull të ri – që shlyen edhe kontaktin e fundit me origjinalin…
.
. A duhet të egzistojë një praktikë e tillë? Sigurisht jo, dhe aq më pak e përdorur nga peshat e rënda të shtypit, si puna e « Shekullit ». Pasi së pari, ligji mbi të drejtën e autorit dhe mbi pronësinë intelektuale e dënon shprehimisht një praktikë të tillë, pasi deontologjia e profesionit aq të nderuar të gazetarit nuk përmban idenë e plagjiaturës – dhe aq më pak atë të kopjimit, pasi vetë zanati i redaktorit kulturor ndërtohet mbi krijimtarinë vetjake dhe kontributin personal, pasi së fundi edhe mjetet financiare në dispozicion të një gazete të tillë janë të pakrahasueshme me ato të fletushkave të tjera që mund të justifikohen pikërisht me mungesën e tyre.. Çka pengon një gazetë si ajo e mësipërmja të kontaktojë këtë farë autori dhe t’i propozojë botimin në faqet e saj të atij shkrimi? Çka e pengon këtë gazetë edhe duke neglizhuar kontaktin e drejpërdrejtë me autorin e largët, të botojë këtë farë shkrimi dhe të përmendë si « kalimthi » referencat e origjinës? Mister i vërtetë, që vetëm ata gazetarë mund t’a shpjegojnë. Bile ndoshta edhe vetë gazetarët nuk janë në gjendje t’a shpjegojnë dhe ftoj lexuesit të gjykojnë faktet :

.
. Përpara se të botoj atë shkrimin e zëmëruar, atë ja nisa Drejtorit të gazetës z. Thano, i cili m’u përgjigj thuaj menjëherë :
.
. « ..ne blogun tuaj lexova letren qe fliste mbi kopjimin e nje perkthimi ne faqet tona te kultures. Per shkak se ndodhem larg Tiranes per nje kohe relativisht te gjate, i shkeputur thuajse totalisht nga pergjegjesite redaksionale te postit, ju lutem te kontaktoni me kryeredaktorin xxxxxx dhe redaktoren e kultures yyyyyyyy lidhur me pretendimin tuaj. Une nderkohe po ua percjell nje info baze. Perzemersisht… »
.
. Edhe pa ditur përmbajtjen e asaj info-s bazë, mjafton fakti se Drejtori i gazetës sonë më përpara informohet nëpërmjet blogut në fjalë se sa nga mesazhet në kutinë e postës së tij private për të hipotekuar suksesin e ndërmarrjes. Me të vërtetë, disa orë më vonë, redaktorja e kulturës yyyyyyy më nis një mesazh, nëpërmjet të cilit ajo lan duart si Pons Pilati, pasi ajo shprehet :
.
. « .. Mora sot e-mailin tuaj dhe nepermjet tij indinjaten tuaj. Duke qene se nuk kam qene ne Shqiperi gjate kohes qe eshte botuar shkrimi ne fjale nga kolegia ime A. M., eshte kjo e fundit qe do t’ju jape nje pergjigje sqaruese qysh sonte. Ju shpreh keqardhjet e mia ne rast se vertet ju kemi demtuar ».
.
. Një minutë më vonë, është A.M. dora vetë që më shkruan tekstin e mëposhtëm :
.
. « .. Quhem A. M., jam gazetare kulture prej 5 vjetesh, vetem tek gazeta “Shekulli”. Ose nese preferoni me mire, jam “plaçkitesja” e perkthimit tuaj. Te them te verteten, nuk me ka ndodhur ndonjehere te ndodhem ne nje situate te tille, jo sepse hereve te tjera ia kam hedhur paq e askush nuk eshte ankuar, por sepse asnjehere nuk me eshte dashur te “plaçkis” punen e dikujt. Eshte e vertete qe shkrimin e z. Fatos Kongoli, te cilit i kam marre shume here intervista dhe e vleresoj shume, e kam gjetur te perkthyer, faqe, pas faqeje interneti. (Me vjen keq t’ju zhgenjej, por blogun tuaj nuk e njoh dhe nuk jam frekuentuese) Ashtu siç gjeta edhe versionin frengjisht ne faqet e “Le Mondit”, bashke me informacionin per aktivitetin, apo fjalime te shkrimtareve te tjere. Sigurisht, une nuk jam ndonje “cipeplasur” te them qe shkrimin e kam perkthyer une, edhe pse mund ta kisha bere (perkthimin), por mund t’ju them sinqerisht qe emrin tuaj e lexova per here te pare tek e maili, qe me kishte ardhur sot. Nese perkthimi do te kishte nje emer, apo do te kisha nje adrese tuajen, sigurisht qe do t’ju kisha shkruar.(Deri me sot askush nuk ka mundur te me akuzoje per vjedhje, apo shtremberime fjalesh. Kjo eshte lehte e testueshme). Perveç 10 rradheve te hyrjes, ku kam shkruar inicialet e mija, nuk i kam marre meritat askujt. Dhe nese nxitova ta botoj ne gazeten “Shekulli”, thjesht prej entuziazmit, qe nje shkrim i Kongolit eshte botuar tek “Le Monde”. Gjithsesi ju kerkoj shume ndjese per kete situate. E kuptoj edhe mllefin tuaj, sepse e kam provuar kur shkrimet e mija jane marre pa dijenine time nga blogje e faqe te ndryshme interneti. Qellimi im nuk ishte t’ju merrja meritat. Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat! Sinqerisht A. M. »
.
. M’u desh t’a lexoja dise herë këtë mesazh të A. M për të arritur të kuptoja diçka në të. Ja edhe dekriptimi që kam mundur t’i bëj :
.
. Primo : është hera e parë që gazetares tonë i ndodh të « plaçkisë » pronësinë intelektuale të dikujt dhe të nëpërkëmbë të drejtën e autorit. Bile, përkundrazi, asaj i ka ndodhur të jetë herë pas here viktimë e procedurave të tilla (m’a merr mendja nga kolegë të tjerë gazetarë). Sa herë duhet përsëritur kjo procedurë në zanatin e gazetarisë, që përfundimisht ajo mund të quhet e pandershme ?
. Secundo : Edhe në se e ka ndërmarrë këtë veprim, motivi kryesor i gazetares ka qenë admirimi pakufi dhe entuziazmi i paanë për shkrimtarin F. Kongoli, të cilin ka dashur t’jua sjellë sa më afër lexuesve të gazetës, në gjuhën e tyre të nënës. A mund të përdoret admirimi si alibi për të pohuar « nuk i kam marë meritat askujt », lidhur me një shkrim që haptazi, nuk i përket gazetarit ?
. Tercio : çfarë ka bërë ajo në fund të fundit ? Një kërkim banal në internet (një punë e vërtetë krijuese prej gazetari kompetent) dhe – faqe pas faqeje, blog pas blogu – rasti e solli të bjerë në një përkthim anonim pa emër, pa adresë, pa asnjë referencë. Cili është koncepti i anonimatit të Web, ku çdo germë është shkruar nga një dorë njeriu, ku çdo faqe identifikohet nga një link, ku çdo adresë shoqërohet nga një numër IP?
.
. Në këto kushte, cili mund t’a akuzojë se ajo i ka marrë meritat dikujt ? Kërkush, pasi kërkushi është emri tjetër i askushit. Aq më tepër që ajo na siguron se është në gjendje t’a përkthejë vetë shkrimin e Kongolit nga frëngjishtja, aq më tepër që ajo ka shkruar me dorën e saj ato dhjetë rreshtat e para shpjeguese të artikullit – pa llogaritur atë titullin fatkeq « Vepra fillon ku mbaron historia ».
.
. Mosbesues nga natyra dhe racional nga përvoja, e vura vehten në rolin e A.M. dhe vendosa të bëj të njejtën gjë si ajo : kërkimin në internet gjethe pas gjethe, degë pas dege –për të shkuar tek rrënja – pasi, pse jo, dikush tjetër përpara saj mund të ish në origjinë të « plaçkitjes » dhe në këtë rast, gazetarja jonë kish plaçkitur plaçkitësin. Zbulova atë që mund të imagjinohet: të tjera faqe elektronike tê informacionit si puna e BesianaInfo ose LajmeInterneti e transmetonin shkrimin me referencat e “Shekullit”, sikundër dhe të papriturën – o kryevepër e gazetarisë kulturore – një plaçkitje tjetër, paralele megjithëse disi të vonuar pasi i botuar në datën 30 maj. Simotra ose sivëllai i A.M, militon në rradhët e gazetës « 55 » dhe karakterizohet nga imagjinata fort e zhvilluar, pasi « shkrimi » i tij tashmë quhet : Çarja gjeografike ndihmoi letërsinë të mbijetonte nga ferri i diktaturës.
.
. Befas, kuptova absurditetin e ndërmarrjes time : diku më parë i kërkoja « Shekullit » të bënte një apologji publike! Ndërkohë që përpiqesha ti jepja indinjatës së mësipërme një përmasë disi tragjike, tashmë ndodhesha përpara një farse! A duhet të vazhdoja dialogun me « Shekullin » apo të filloja një të ri me « 55 » ? Fundja fundit, a ja vlen të merresh me të tillë tillë postues ?
Përballë një realiteti të tillë gazetaresk, vetvetiu del urimi i mëposhtëm :
.
. T’u çaftë kaptina o gazetari anonim i gazetës « 55 », se ndoshta kështu do të ndihmohet edhe krijimtaria të mbijetojë nga kllounlliqet e gazetave tuaja.

7 Responses to The « Postman » always rings twice.

  1. ET thotë:

    “e duam shqiperine si gjith evropa “
    rezultoi thjesht loje Gjergj.

    ne asnje fushe nuk i afrohemi periferise se evropes, keshtu qe nuk mund te beje perjashtim ” e drejta e autorit”

    gazetat evropiane bejne lidhjen e blogjeve (qe ato duan)….

    ..jemi akoma dhjetra muaj drite larg.

    Ps:po te hyri ne pune, ke solidaritetin tim 🙂
    bath bath po nje kokerr.

  2. ARTI NE KOHERAT E KOLERES thotë:

    i dashur gjergj!

    mesa duket rasti yt nuk perben nje ngjarje te rralle dhe te vetme, por edhte praktike pune ne mediat dhe gazetat shqiptare.

    dje hasa rastesisht pjese te analizes sime mbi pikturen e soc-realizmit, te botohet pa ndryshuar as edhe nje presje nga “gazeta agon” (me drejtues nga c’mesoj frrok cupin).

    “gazetarja” qe nenshkruan kete artikull, vodhi pa as me te voglin hezitim fragmente nga analiza ime, duke vendosur emrin e saj dhe asnje reference mbi autoresine e vertete te analizes ne fjale.

    eshte irrituese, por edhe teper e rrezikshme kjo rruge zgjedhur nga mediat shqiptare, e cila shfytyron dhe vret “te drejten e autorit”, si edhe vlerat e verteta kudo gjendet ato.

    te kuptoj plotesisht, miku im.

  3. xixa thotë:

    Përshëndetje ET dhe Arti,
    ju falemnderoj pêr vizitën dhe shprehjen e solidaritetit.
    Të më kuptoni, nuk është fjala thjesht pêr një “grabitje” pronësie intelektuale por pêr një transparencë shtypi, një respekt ndaj tjetrit që duhet jo vetêm ruajtur por edhe kultivuar.
    Prandaj edhe mora guximin të denoncoj kêto praktika tê tilla, pasi edhe qarjet dhe ankesat e tê dêmtuarve nuk bêhen publike.
    Ndoshta, êshtê rasti qê ky fenomen tê tregohet me gisht dhe tê dalë sheshit me qêllim qê tê kufizojë “vjedhjet” në blogosferë dhe më gjerë, në shtypin e pêrditshêm.

  4. Ervivi thotë:

    Fundja fundit, a ja vlen të merresh me të tillë tillë postues ?

    Sigurisht qe ja vlen…jo vetem me te parin qe e mori …por me te gjithe ata qe vazhduan ta merrnin me tej.

    E pse duhet heshtur?
    Ata duhet te fillojne te mesojne rregullat base te civilizimit.
    Nuk mund te lejohen me gjate te vazhdojne ne kete rruge, as edhe per shkrimi me te vogel me te parendesishem…

    Gjerat duhet te fillojne te ndryshojne…

  5. alidea thotë:

    Pershendetje ..u trishtova kur lexova kete post, jo sepse nuk e njoh gjendjen e mjerueshme te medias shqiptare, kete gjendje sa amatoreske dhe hajdute. Por sepse sa me shume konstatohet aq me shume duket ne ç nivel eshte.
    Ne fakt keta njerez duhen paditur realisht, sepse keshtu e meritojne.
    Po bisedoja nje mbremje me nje shqiptar nderkohe qe ndodhesha ne Aeroport ne Milano, prisnim qe te niseshim ne hollin e pritjes. Nuk kaluan dy dite ky zoteri gazetar i Shqipit boton nje artikull ku idete qe un kisha ndare me te perfshinin te gjithe artikullin sikur te ishin idete e tij. U pendova thellesisht, dhe tani bej shume kujdes.

  6. N.Ago thotë:

    Nuk besoj se ka ndodhur ndonjë mëkat, me thënë të drejtën. Më ka ndodhur mjaft herë në organe greke. sidomos në fillimet e mia në blogosferë, duke mëshuar tek fakti i të qenit emigrant. Gjithsesi, përmendja e adresës së blogut, duhet të jetë më elementarja. Për të tjerat, me ligj të Këshillit të Evropës, e drejta e yutorit u ka zbehur tashmë dhe nuk ka të njëtën peshë që kishte deri para dy-tre vjetësh. Që të sqarohem, nuk jam pro rrëmbimit të shkrimeve nga blogjet, por të mos harrojmë se ne blogun e kemi falas. Pra, nënjëfarë mënyre, edhe ne të gjithë, shfrytëzojmë “material të gatshëm”.
    Kuptohet që, kur sheh përpjekjen tënde intelektuale të “pronësohet” dhunueshëm,nuk ka sesi të mos irritohesh.

  7. Julius thotë:

    Unë jam i bindur se çdo sistem para se të hidhet në treg, duhet të provohet tek shqiptarët. Dhe pas testimit me sukses, të dalë me firmë e vulë “Shqiptarproof”.
    Kjo çbërje e gjërave në këtë mënyrë është shumë e çuditshme dhe interesante.

    Ke të drejtë që denoncon vjedhjen po fati ynë i keq është se jemi pak blogista dhe akoma më pak përdorues interneti në atdhe. Kështu gjeti arapi thonë, leu dhe veglat.

Lini një koment