6 skica nga historia bashkëkohore…. dhe po aq pyetje ende pa përgjigje.

Shqipëria përballë vetvehtes (2).
.NDËRMJET SOCIALIZMIT DHE BIZNESIT, 1997 – 2005
.
….Një këmbë e kam në botën e re,
.Një këmbë në botën e vjetër.
.Sa bëhem gati të hidhem në të renë,
.Aq më tepër fundoset këmba tjetër.
.Vladimir MAJAKOVSKI
.
.as cunamit të vitit 1997, pak njerëz besonin ende në mbijetesën politike të Berishës ; ende më pak – bile edhe ata të kampit të tij – shpresonin se një ditë ai ai do të rikthehej në pushtet. Por doktor Fausti i demokratëve ishte i pavdekshëm dhe armiqtë sikundër dhe miqtë e tij u detyruan t’a pranojnë herët a vonë.
.Ndërkohë ferri gëlltiti pozitën socialiste. Asgjë s’mundi të shpëtojë Nanon dhe instrumentin e tij të pushtetit : as administrimi shëmbullor i pasojave të luftës së Kosovës, as shkenca e tij e lartë ekonomike, bile as « pakti » i tij me djallin – me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjatë tetë vjetëve të gjata, vendi mundi të kryejë hapa të dukshme, të përballojë sfida të mëdha dhe megjithatë, ai mbetet gjithmonë përpara një porte gjithmonë të mbyllur.
.
.Deri në çfarë thellësie shpirti njerëzor është rrënuar dhe zvetënuar nga komunizmi ? Deri ku ka mbrritur çnatyrimi i shoqërisë përderisa ajo rindërtohet dhe mbijeton me ndihmën e një ekonomie të nëndheshme të mbështetur mbi trafiqet, mbi krimin e organizuar ose korrupsionin ?
.E parë nga larg, Shqipëria e sotme mbetet po aq befasuese sikundër ajo e fillimit të viteve nëntëdhjetë : një përzierje egzotizmi dhe misteri, të traditave mizore dhe të pasioneve të dhunshme. E parë nga afër, ajo ofron një figurë shumë më njerëzore, një realitet të kontrastuar të ngritur mbi varfërinë ekstreme të fshatarëve të humbur dhe të pasurisë së paturpshme të elitave qytetëse, të një krize të thellë energjetike dhe të shpërthimit të godinave të lluksit.
.
.Ky ansambël heteroklit njerëzish, idesh dhe pasionesh, që të gjithë të mbledhur rreth një poli të vetëm – Shqipërisë ; kjo maqinë e lëshuar përpara në momentin e shpalljes së pavarësisë – që ka ndrruar aq shpesh drejtimin, shpejtësinë ose shoferët, ka marrë rrugën drejt stacionit të fundit, terminus Evropë.
.
.
.
.Kosovë, udhë paralele.
.NDËRMJET DHIMBJES DHE SHPRESËS, 1945 – 2007.
.
.Toka e Shenjtë e njërit dhe Palestina e tjetrit përbëjnë
.dy faqe të ndryshme të të njejtës dhe të vetmes medalje :
.ajo e marrjes së shpagës nga ana një shumice të çliruar dhe
.fitimtare, e cila, në emër të historisë ju shkakton të tjerëve po
.ato vuajtje që ka hequr vetë, gjatë periudhës së skllavërisë së saj.
.
.as atij epizodi të shkurtër gjithëshqiptar, Kosova u rigëlltit nga Jugosllavia e re e pasluftës. Nën grushtin e Titos, kësaj Federate të pazakontë e cila mbledh nën hijen e vet kombe « të vërteta » (serbë, kroatë dhe sllovenë), kombe « të shpikura » (maqedonas dhe boshnjakë) dhe fragmente të kombeve fqinje (shqiptarë, hungarezë dhe të tjerë italjanë) i duhet të realizojë një alkimi komplekse : të amalgamojë fatet e tyre të ndryshme – shpesh qendërikëse, nën emblemën e « Bashkimit në Vëllazërim ». Por kallëpi komunist, i cili në teori, duhet të sigurojë shkrirjen e popujve dhe kungimin e kombit të ri jugosllav, paraqitet tepër i ngushtë ndërkohë që përvojat e panumërta ekonomike, megjithë përpjekjen e tyre të padyshimtë të origjinalitetit, s’bëjnë gjë tjetër veçse keqësojnë pabarazitë e brendshme dhe si pasojë, ato ringjallin antinominë etnike.
.Duke u nisur nga niveli më i ulët i shkallës federale – njësi e thjeshtë territoriale, e bashkëngjitur me Republikën serbe – Kosova kacavjerr me durim shkallaret që do t’a çojnë drejt mëvehtësimit dhe lulëzimit të saj : në vitin 1968, provinca njihet si « tërësi politiko-sociale » ndërkohë që në vitin 1976, ajo shëndrrohet në Krahinë Autonome, e cila gëzon prerogativa të gjera administrative dhe administruese. Me vdekjen e Titos të gjitha akrepat e orëve shkojnë në zero : në 1989, Kosova humb autonominë, institutionet e saj dhe simbolet etnike për t’u shëndrruar rishtas në pjesë integruese të Republikës së Serbisë. Rekuperimi prej serbëve e kësaj « Toke të premtuar » megjithëse ajo banohej nga një shumicë dërrmuese shqiptare, merr pamjen e një përleshjeje : « të drejtat historike » të të parëve kundër « të drejtave faktike » të të dytëve – të fituara falë demografisë. Por, megjithë lashtësinë dhe vlerat shpirtërore, « djepi » i qytetërimit serb mbetet gjithmonë një rajon i pazhvilluar dhe në rradhë të parë i mbingopur ; përveç atyre dy milionë banorëve (mesatarisht 190 banorë për km2), ai ruan 1.800 kisha, manastire dhe të tjera monumente të fesë, sikundër dhe rezerva të pallogaritshme qymyri, zinku, plumbi apo të tjera krome, nikele ose kobalte – shkurt, një burim i pashterrshëm ndjenjash, njerëzish dhe pasurish dhe në rradhë të parë – shqetësimesh dhe trazirash.
.Brenda një dhjetëvjeçari, mosbindja civile e kosovarëve nën Rugovën shëndrrohet në një përleshje guerriljesh të armatosura të UÇK, ndërkohë që « pastrimi etnik » i pilotuar nga Millosheviçi, përshpejton ndërhyrjen e NATO-s si edhe vendosjen e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën. Përmes të gjitha pyetjeve që ngrihen pas një zgjidhjeje të tillë qiellore dhe në prag të shpalljes së Pavarësisë aq të shumëpritur, një e vetme përmbledh gjendjen shpirtërore të një populli të tërë : Cila është e ardhmja e Kosovës ?
.
.
.
.Shqipëria përballë vetvehtes (1).
.NDËRMJET DEMOKRACISË DHE ANARKISË, 1991 – 1997.
.
. « Nuk ishim ne që e rrëzuam komunizmin.
.Ai u shëmb vetë mbi kokat tona. ».
.Jacek KURON – “La foi et la faute”.
.
.ë pretendosh se mund të qëmtosh sensin e thellë të epokës mes togut të ngjarjeve që përbëjnë historinë e dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së një vendi, ndërmarrja e tejkalon cakun e guximit, bile përmban edhe një fije çmëndurie.
.
.Afëri kohore me një epokë në ndryshim të vazhdueshëm, një masë e tejmadhe informacioni e përçuar nga masmediat dhe së fundi një mbizotërim i vështrimit të jashtëm dhe i përfundimeve të huaja përkundrejt gjykimit të brendshëm : ja cilat janë disa nga vektorët që mund të tërheqin vëmendjen e vëzhguesit, duke i imponuar përfundime të ngutura. Rasti i Shqipërisë shton disa shkallë të tjera vështirësie : intensitet i ngjarjeve të fundit dhe ashpërsi e ndryshimeve të njëpasnjëshme.
.
.Sidoqoftë, ai që dëshiron të përshkruajë kronikën e ngjarjeve që kanë vulosur këtë periudhë detyrohet të kalojë nëpër disa etapa të pashmangëshme : pluralizëm politik dhe rënia e komunizmit, shpallja e Republikës së IIItë të demokratit Berisha, shëmbja e shoqërive të kreditit dhe shpërthimi i « luftës civile », e ndjekur nga ndërhyrja e trupave evropiane.
.
.Rikthimi në pushtet i socialistëve të Nanos dhe përfshirja e tyre në biznesotrafik i jep fund kësaj përvoje të shkurtër por tepër të vrullshme dhe të dhimbshme : ndërkohë që pjesa më e madhe e analistëve e përshkruajnë si « të dështuar », të rrallë janë ata që guxojnë të zhbirojnë misterin e « piramidave » për të zbuluar brenda tyre luftën e egër mes forcave politike, në sfond të të cilës shoqëria civile ristrukturohet vetëm me anë të fuqisë së parasë.
.Pa asnjë dyshim, kjo fazë e « tranzicionit demokratik » është e damkosur nga karizmi i Berishës dhe i pushtetit të tij autoritar. Askush përpara tij s’kish mundur të ngjallte një entuziazëm të tillë, askush tjetër sikundër Berisha s’kish mundur të krijonte një polemikë të këtyre përmasave. Cilët janë përbërësit e përzierjes « magjike » që shëndrron një kardiolog të zot në një burrë Shteti, një komunist model në babain e Demokracisë, një qytetar lambda në idol të turmës dhe së fundi, një ikonë të përgjëruar në një tabelë qitjeje ?
.
.
.
.Shqipëria e vetme përballë botës mbarë.
.
.NDËRMJET KOKËKRISJES DHE ÇMËNDURISË, 1978 – 1991.
.
. « Po qe se populli është kundër Partisë
.atëhere duhet shpërndarë populli»
.Bertold BRECHT
.
.ë mbyllur në kështjellën e tyre, të sulmuar nga dallgët imperialiste dhe revizioniste, shqiptarët përjetuan periudhën më të çuditshme të historisë së tyre moderne, gjatë të cilës indoktrinimi ideologjik dhe histeria politike njohën kulme të paarritshme. Shypja mizore dhe e verbër, e ndjekur nga një luftë e pamëshirshme për trashëgimi politike, mezi arrijnë të fshehin realitetin ekonomik katastrofik të një vendi, fryma e të cilit meket nën peshën e planifikimit me tepricë. Ndërkohë, një popull i tërë ndodhet në prag të urisë, si pasojë e një politike agrare vetëvrasëse.
.Pasi fshiu fund e krye paraskenën politike, shoku Enver – dhe klani i tij familjar – kthyen vështrimin më së fundi drejt Ramiz Alisë që tashmë duhej të siguronte vazhdimësinë. Cilat janë kriteret politike që përcaktojnë zgjedhjen e Udhëheqësit në një sistem të administruar nga paranoja ? Cilat nga kapacitetet intelektuale mund të përdoren si masë e personalitetit të dikujt kur jeta njerëzore s’vlen anjë grosh dhe e drejta e të shprehurit është katandisur në një hiç ?
.Ngritja e Ramiz Alisë në kulmin e pushtetit, në të njejtën kohë me Gorbaçovin në Rusi, bëri të lindë një shpresë ndryshimi, në vazhdim e asgjësuar nga palëvizshmëria dhe nga këmbëngulja i pushtetit për të vazhduar rrugën e nisur. Vetëm ngjarjet e jashtme si shëmbja së Murit të Berlinit ose fundi i dhunshëm i Çausheskut do të gjallërojnë rrugët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të vendit dhe do të zgjojnë njerëzit nga një letargji prej një gjysëm shekulli. Megjithë deklaratat e udhëheqësve shqiptarë lidhur me besnikërinë ndaj modelit origjinal dhe pavarësinë e komunizmit lokal në krahasim me të tjerët, edhe ky « model shqiptar » do të shkasë drejt fundit të tij me të njejtën shpejtësi dhe në të njejtën mënyrë si vëllezërit e tij.
.Duke përdorur të hatashmin fren motorik të aparateve shtetërore dhe të ekonomisë, Presidenti Alia mundohet të amortizojë rënien e lirë të sistemit ndërkohë që në rolin e tij të moderatorit ai ndikon fillimet e demokratizimit të vendit. Kështu, ai projekton hijen e tij dhe sidomos tê njê pushteti autoritar në vitet që vijnë pas.
.
.
.
.Shqipëria përballë botës komuniste.
.NDËRMJET DASHURISË DHE URREJTJES, 1945 – 1978.
.
.Ata kanë damkosur me gjurmë të përgjakura
.rrugën që ndoqën dhe çmenduria e tyre ju mësonte
.që e vërteta mund të provohet me anë të gjakut.
.Por gjaku është dëshmitari më i keq i së vërtetës :
.Gjaku infekton edhe doktrinën më të virgjër me helmin e çmëndurisë
.si dhe me urrejtjen e zemrave.
.NIETZSCHE – “Ashtu foli Zarathustra“.
.
.idhja i Shqipërisë me kampin e vendeve të Lindjes përcaktoi edhe aleatët e rinj për dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Këta aleatë që njeri pas tjetrit do të quhen Jugosllavi, Bashkimi Sovjetik apo Kinë sjellin para së gjithash ndihma materiale si edhe receta ekonomike apo politike që Enver Hoxha, si mjeshtër i Shqipërisë që është, do t’i gjykojë herë pas here të rrezikshme si për shëndetin e vendit të tij edhe për të vetin personalisht.
.
Afëria gjeografike e Jugosllavisë merr formën e një fataliteti historik, jo vetëm në lidhje me Kosovën e cila i mban të dy vendet në një konkurrencë të vazhdueshme – megjithë diferencën e ndjeshme në përmasa dhe në peshë – por para së gjithash në lidhje me origjinën e përbashkët të pushtetit komunist. Prishja me Titon e detyron Enver Hoxhën të kërkojë mbrojtje pranë Stalinit ; më tej, është afrimi i Krushovit, padronit të ri të Kremlinit, me të njejtin Tito që shtyn Enverin në krahët e Mao Ce Dunit. Përfundimisht, kur trashëgimtarët e Maos pajtohen me të paevitueshmin mjeshtër të Beogradit, Hoxha, i tmerruar nga fantazma e Mareshallit plak, nuk gjeti zgjidhje tjetër veç të kalërojë i vetëm.
.Me kohë, kjo lojë aleancash gjithnjë e më të largëta bëhet e dëmshme dhe e ushqyer gjithnjë e më tepër nga përfitimi ; ndërkohë, një mjegull e trashë ideologjike mbulon Shqipërinë dhe fsheh një varg spastrimesh të llahtarshme në krye të pushtetit.
.Historia na sjell dy pamje : e para sintetike dhe e jashtme e një rregjimi totalitarist, nëpërmjet të cilit, rivaliteti për pushtet vulos me gjurmën e vet të përgjakur të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore ; e dyta analitike dhe e brendshme, është ajo e një vepre autokratike, mistika e të cilës nyjëzohet mes një triniteti : një dogmë – komunizmi, një vullnet – Enver Hoxha dhe një kult – interesi kombëtar.
.Çka intereson të dihet shtrohet si më poshtë : a ka shërbyer Enver Hoxha si kyçi i qemerit në kurorëzimin e përsosur mes utopisë komuniste dhe interesit të kombit apo, Hoxha është shërbyer nga doktrina për të ngritur një pushtet vetjak në emër të idealit të një populli të tërë ?
.
.
.
.Shqipëria përballë luftës.
.NDËRMJET NACIONALIZMIT DHE KOMUNIZMIT, 1941-1945.
.
.« Sikur Abrahami biblik të mos kishte bindjen se ishte në kontakt
.me Absolutin, ai s’do të ish gjë tjetër veç një kriminel i përbuzur»
Søren KIERKEGAARD
.« .. Por cili prej nesh e ka këtë bindje ? Cili është plotësisht
.i sigurt që zëri që ai dëgjon është me të vërtetë zëri i Perëndisë ? »
.Jacek KURON- “La foi et la faute”.
.
.ërgjatë periudhës 1941 dhe 1944, partizanët nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) do të bëjnë një luftë të pamëshirëshme kundër forcave italjane dhe gjermane të pushtimit. Paralelisht, do të zhvillohet një tjetër luftë po aq e pamëshirshme : ajo mes guerriljeve komuniste dhe nacionaliste për të marrë pushtetin në Shqipëri.
.
.Bartës të dy ideologjive diametralisht të kundërta dhe si pasojë, e dy politikave thellësisht armike, këto dy rryma kryesore politike shqiptare do të angazhohen në një garë të përgjakshme që do të sjellë si rezultat shkarjen e vendit drejt komunizmit. Ky fakt do të ushqejë një polemikë të egër që vazhdon deri në ditët e sotme për të gjetur përgjegjësit e kësaj lufte vëllavrasëse. A s’ishin komunistët ata që, në emër të luftës antifashiste, nuk ngurruan të godasin dhe më pas të çfarosin gjithë klasën politike të vendit ? Apo ishin nacionalistët ata që, me qëllim që t’i afrohen pushtetit arritën të bënin veç një kundërshtim pasiv ndaj Italjanëve, të ndjekur nga një politikë bashkëpunimi me gjermanët ?
.Në të vërtetë, çështja themelore është të kuptohet se si ka mundësi që një parti politike – në rastin tonë komuniste – e cila në fund të vitit 1941 ka vetëm dyqind antarë, mund të dalë nga prapaskena e historisë dhe të realizojë një sukses të tillë marramendës – marrjen e pushtetit – vetëm tre vjet më vonë, në nëntor të vitit 1944 ?

Një Përgjigje te 6 skica nga historia bashkëkohore…. dhe po aq pyetje ende pa përgjigje.

  1. strangeMAN thotë:

    E juaja më duket një përpjekje shumë e vyer për një lexues të huaj. Sikurse më duken të vyer për një aspak-të-huaj shkrimet e ndryshëm e të kohëpaskohshëm që ju sillni.

    Sinqerisht përgëzime!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: