Metafizikë diplomatike.

(ose : si mund të « lexohen » mesazhet e politikanëve)
.
. Shopenhauer – “njeriu është një kafshë metafizike
.
. 1. Presidenti Sejdiu: Selia e Shenjtë mbështet Kosovën.
.
. Prishtinë, 4 shkurt,
.Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dje u kthye nga Vatikani, ku të shtunën pati një takim kokë më kokë me Atin e Shenjtë, Papa Benediktin XIV.
.Në takimin me gazetarë, të mbajtur me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Sejdiu tha se kishte marrë mbështetjen e Selisë së Shenjtë për ecurinë e proceseve politike në Kosovë dhe se këtë premtim e kishte marrë drejtpërdrejt nga Papa Benedikti XVI.
.
.Me Papa Benediktin XVI kam pasur një bisedë jashtëzakonisht të përzemërt, jashtëzakonisht miqësore dhe jashtëzakonisht mbështetëse për Kosovën. Kjo dëshmon se Selia e Shenjtë gëzon tash e sa vjet respekt të veçantë ndaj Kosovës“, theksoi Presidenti Sejdiu, i cili e ka njoftuar Atin e Shenjtë për ecurinë e proceseve politike në Kosovë.
.Gjatë qëndrimit të tij në Vatikan dhe në Romë, Presidenti Sejdiu po ashtu është takuar edhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bertone, dhe me Monsinjor Vincenso Paljen, udhëheqës shpirtëror i komunitetit Shën Exhidio.
.
. 2. Kosovo : Presidenti i Krahinës autonome serbe u prit nga Benedikti i XVI.
.
. Romë, e hënë 4 shkurt 2008 – Papa Benedikt XVI shpreh « afërinë e tij me të gjithë popullsinë » e Kosovës dhe rikujton qëndrimin e tij, në linjën e fjalimit të Papës të 7 janarit 2008 përpara diplomatëve.
. Presidenti i Krahinës autonome serbe të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu u prit në audiencë private nga Papa Benedikt XVI. Një komunikatë e shërbimit të shtypit të Selisë së Shenjtë nënvizon se Papa priti Presidentit Sejdiu para së gjithash për të shprehur « afërinë e tij me gjithë popullatën e këtij territori ku krishtërimi është prezent që prej shekujve të parë të erës sonë ». « Aktualisht, vazhdon i njejti burim, Kisha Katolike numëron rreth 65.000 besnikë dhe kryen një shërbim të çmueshëm veçanërisht në fushat e asistencës dhe të arsimit, në favor të gjithë Kosovarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike ose fetare ».
.
. Ky takim i lejoi Papës Benedikt XVI të merrte informacion të drejtpërdrejtë mbi situatat e sotme si dhe mbi perspektivat e ardhshme.
Komunikata thekson se « Audienca e Autoritetit më të lartë institucional të Krahinës aktuale autonome të Serbisë , të administruar nga OKB sipas Rezolutës 1244 tashmë të njohur të Këshillit të Sigurimit nuk përfaqson asnjë ndryshim në pozitën e Selisë së Shenjtë lidhur me statusin juridik përfundimtar të Kosovës ».
« Përsa i përket një shpalljeje eventuale të Pavarësisë së Kosovës, Selia e Shenjtë do të ndjekë me vemëndje të posaçme zhvillimet in loco, dhe në vlerësimin e saj, ajo do të marrë parasysh orientimin e bashkësisë ndërkombëtare » shton së fundi Selia e Shenjtë.
Përfundimisht, shërbimi i shtypit precizon : « Selia e Shenjtë nuk le jashtë vëmendjes asnjë rast për t’i kërkuar palëve pajtim, drejtësi, paqe. Në rastin e paraqitur, ajo rikujton atë çka Papa shprehu në fjalën e tij përpara Trupit Diplomatik, në 7 janar 2008, ku uronte që të garantoheshin siguria dhe respekti i të drejtave të atyre që jetojnë në këtë tokë, me qëllim që t’i largohemi përfundimisht fantazmës së përballjes së dhunshme dhe që stabiliteti evropian të mund të shëndoshet ».
.Anita S. Bourdin

.
.
.
Në mungesë të opinionit « jozyrtar » të Prishtinës ndaj Selisë së Shenjtë, le të kqyrim mendimin « jozyrtar » të Vatikanit, lidhur me Kosovën i cili, në një nga faqet e tij të shumta eukaristike, boton kronikën ndërkombëtare të mëposhtme. Jemi munduar ta përkthejmë me besnikëri, si më poshtë :
.
.
. Kosovo, a do ta dëgjojë kush Benediktin e XVI?
.
.
. Drama e Kosovës.
.
. Në këtë përvjetor të 90-të të shpalljes së 14 pikave të Presidentit Wilson të vitit 1918, mund të shihen edhe më mirë pasojat dramatike të këtyre propozimeve utopike. Në të vërtetë, sot tendenca është të harrohet së tepërmi fakti se, ideologjia e Presidentit Wilson, duke nxitur coptimin e Perandorisë së Habsburgëve, dhe duke shpallur si të vërtetë politike themelore të drejtën e popujve për vetëvedosje, duke i imponuar tërë botës rregjime demokratike si qëllim në vetvehte, është në origjinë të numrit të madh të katastrofave njerëzore dhe politike të shekullit të XX.
.Kësaj rradhe është në Ballkan që po përgatitet një dramë njerëzore dhe politike. Shpallja e njëmendshme e pavarësisë së Kosovës do të realizohet pa dyshim ditët e ardhshme me bekimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian, duke përbuzur kështu Ligjin ndërkombëtar. në të vërtetë, janë vetë Kombet e Bashkuara që kanë shprehur dëshirën që t’i shkulet me dhunë Kosova Serbisë, nën pretekstin se shumica e popullsisë është shqiptarofone.
.
. Kosova është djepi kulturor dhe shpirtëror i Serbisë. Në qershor të vitit 1914, në Kosovë numëroheshin 300.000 banorë nga të cilët më pak se 130.000 ishin myslimanë dhe shqiptarofonë. Nga viti 1914 deri në vitin 1938, polullsia serbe, duke përfituar nga niveli i saj i përgjithshëm më i lartë ndaj asaj shqiptare, duke refuzuar mizerjen e Kosovës të rrënuar prej katër shekujsh të shtypjes osmane, dhe më tej për shkak të Luftës së Parë Botërore, migroi në numër të madh drejt rajonit të Beogradit, por njëkohësisht drejt SHBA-së dhe Kanadasë (rreth 35.000 vetë). Duke patur një demografi më dinamike, shqiptarofonët përfaqsonin atëhere dika më tepër se sa gjysma e popullsisë (58%). Goditja finale ndaj Kosovës serbofone u dhe nga Mareshalli Tito. Kroat, tejet mosbesues ndaj Serbëve, ai e shëndrroi Kosovën në një krahinë autonome të Republikës serbe, kjo e fundit një prej republikave përbërëse të Jugosllavisë. Nga viti 1948 deri në vitin 1981, popullsia shqiptarofone u rrit me 15% ndërkohë që ajo serbofone rritej vetëm me 5%. Në vitin 1990, në krahinë mbetën vetëm 27% serbë. Politika e Millosheviçit i shtyu shqiptarofonët të iknin drejt Shqipërisë fqinje : në emrin e principeve të larta, Fuqitë e Mëdha, në vend që t’i ndihmonon Kosovarët shqiparofonë të instaloheshin në Shqipëri, ku do të kishin kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e vendit, detyruan manu militari (kujtdo mund t’i kujtohen bombardimet e Beogradit) Serbët që t’i lejonin shqiptarofonët të riktheheshin në Kosovë. Shqiptarofonët fitimtarë, kërkojnë sot pavarësinë e Kosovës, dukë shkaktuar njëkohësisht ekzodin e 2/3 të popullsisë serbofone. Sot kanë mbetur edhe rreth 10% serbofonë të tjerë në Kosovë. Që prej zgjedhjeve të fundit, qeveria shqiptarofone e Kosovës kërkon të shpallë pavarësinë, me pëlqimin fajtor të Uashingtonit. Bashimi Evropian do t’i nënështrohet kësaj zgjidhjeje ! Por cila do të jetë reaksioni i Moskës, aleat i përhershëm i Beogradit, i cili kundërshton shpërbërjen e Shtetit serb.
.
. Motivet e politikës së SHBA.
.
. Përse Uashingtoi luan në këtë menyrë ? Ka disa arsye që e shpjegojnë këtë : duke ushqyer miqësinë me Gjermaninë Federale, mbrojtëse e Kroatëve dhe e Sllovenëve, ajo nuk mban asnjë rezervë ndaj idesë së shpërbërjes së Serbisë. Shtetet e Bashkuara, sikundër edhe Franca me këtë rast, s’kanë mundur të kuptojnë se lidhur me Sllavët e Jugut, përkatësitë etnike dhe fetare janë shumë më të rëndësishme se sa marrëdhëniet me Shtetin. Le tË kujtojmë me këtë rast konfliktet mes Serbëve dhe Kroatëve në Jugosllavinë e paraluftës, kundërshtitë etnokulturore në Shtetin e Titos.
.Për më tepër, Shtetet e Bashkuara interesohen nga afër për Kosovën, pasi një Kosovë e pavarur do të jetë e ndërvarur financiarisht në mënyrë të plotë nga ana e tyre dhe ljo gjë do t’ju lejojë të kontrollojnë nga afër terminalin e gazsjellësit Kaspik-Grozni-Novosibirsk-Bullgari-Mal i Zi. Rusët nga ana e tyre mendojnë të rimëkëmbin flotën e tyre në Mesdhe duke shfytëzuar Grykat e Kotorrit në Mal të Zi.
.
. Zgjidhje të tjera ?
.
. Kështu Uashingtoni, sikundër dhe herë të tjera, luan me zjarrin. Biota ortodokse, thellësisht e lidhur me simbolin që përfaqson Kosova në atë konfliktin mijravjeçar mes të krishterëve dhe myslimanëve, shpreh armiqësinë e saj lidhur me projektin amerikan. Përveç Serbëve dhe Rusëve, aleatët e tyre të përjetshëm Bullgarë dhe Maqedonë, janë katërcipërisht kundër shtënies në dorë nga ana e myslimanëve të thesareve të krishtera që gjenden në Kosovë. Pikërisht ne këtë krahinë gjenden manastiret dhe kishat e rëndësishme të Graçanicës, të Lieviskës dhe të Peçit (Pejës) , që theksojnë peshën e krishtërimit gjatë konfliketeve me Osmanën në Ballkan që prej epokës bizantine. Për një numër të madh ortodoksësh, braktisja e Kosovës në dorën e shqipfolësve është një krim tepër i madh, aq më tepër që këto kisha dhe manastire nuk janë thjesht monumente por vende të gjalla, ku dridhet shpirti fetar dhe besimi, trashëgimtarë të një historie fort të gjatë.
.A ka zgjidhje të tjera për Kosovën, jashtë pavarësisë ? Mund të mendohet një ndarje e saj, duke përqëndruar popullsinë serbofolëse në Veri-Lindje, pranë Serbisë tradicionale dhe t’i jepet pjesa tjetër e Kosovës shqipfolëse Shqipërisë : ky skenar paraqitet i rrezikshëm për disa arsye. Më saktësisht, kjo gjë do të përkëdhelte ëndrrën e Shqipërisë së Madhe, që symon aneksimin e një të tretës perëndimore të Maqedonisë si dhe krahinën greke të Epirit. Një Shqipëri e Madhe e këtij lloji ishte parashikuar prej Italjanëve që në vitin 1915 dhe u realizua nga Musolini më vonë.
.
. Natyrisht, zgjidhja e vërtetë është t’i lihet Kosova Serbisë, ndërkohë që Kosova shqipfolëse të shëndrrohet në një krahinë që gëzon një autonomi të gjerë, të garantuar nga Bashkimi Evropian. Kjo zgjidhje plotësohet me bashkimin e Bosnjës serbofone me Beogradin, duke i lënë Bosnjën myslimane dhe katolike tëbashkohet me Kroacinë. Kjo gjë ka meritën se eviton krijimin e mikroshteteve që mund të krijojnë precedente për Bashkimin Evropian : Skocia, Flandra, Vendet baske, Korsika.. për të lënë mënjanë të tjera ndarje.
.
. Edhe një herë më tepër, për të sfiduar Moskën dhe për të ndaluar shtrirjen e Gazpromit, Shtetet e Bashkuara hapin robineta të rrezikshme. Drama e vërtetë është se vendet antare të Bashkimit Evropian mbajnë gojën e mbyllur, pasi nuk duan t’i shkaktojnë dhimbje qoftë edhe të lehta Uashingtonit.
.
. François-Georges Dreyfus (1)
.
. Çka mbetet të gjykohet lidhur me këto komunikata shtypi dhe komente « jozyrtare » ? Për të mos ndikuar lexuesin, po ja lemë atij mundimin të xjerre përfundimet e duhura.
. Na mbetet të urojmë që vetë Papa Benedikt XVI (i lindur gjerman) të mos ndikohet nga mënyra e leximit të historisë së mësipërme dhe, përpara se të bëjë arbitrin mes shpirtrave të gëzuar të besimtarëve myslimanë dhe shpirtrave të trazuar të besimtarëve ortodoksë, të kqyrë shpirtrat e grigjës së tij katolike në vend, sa të pakët po aq paqedashëse dhe të urtë.
.
. ————————-
.
. (1) Cili është F-G Dreyfus ? Historian francez, specialist i Gjermanisë bashkëkohore, profesor i Universitetit Paris IV – Sorbonne, ka drejtuar Institutin e Studimeve Politike të Strasburgut, Institutin e Studimeve të Larta Evropiane dhe Qendrën e Studimeve gjermanike. Autor i një numri të madh tekstesh dhe librash me përmbajtje historike-politike. Vepra e tij është kritikuar ashpër nga një varg historianësh të tjerë, bile edhe dënuar nga Drejtësia, për « falsifikim të pjesshëm » të historisë. Drejfus është antar i disa qarqeve politike të të djathtës deri edhe ekstreme; të disa klubeve me tendenca monarkiste; i disa komiteteve fetare zëdhënëse të Kishës Katolike dhe së fundi, bashkëpuntor aktiv i Revistës së Re Historike që afishon një tropizmë politik të djathtë, tepër konservator, nacionalist deri edhe revizionist ndaj tezave historike).

Një Përgjigje te Metafizikë diplomatike.

  1. N.Ago thotë:

    Ajo çka ndodh me ne shqiptarët, duhet të jetë rast unik në botë.
    Të “mëdhenjtë”, na tërheqin drejt vetes, pavarësisht fesë apo ideologjisë që përfaqësojnë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: