Vox Populi…

Herë herë, mjaftojnë dy javë për të përmbysur pejzazhin politik të një vendi, për të mohuar traditën që përjetësohet prej një gjysëm shekulli. Ndoshta për këtë shkak politikanët ngurrojnë aq gjatë të largohen nga skena politike. Edhe kur zgjedhjet i çojnë në ferr, edhe kur sondazhet i shpallin të humbur, ata shpresojnë të pamundurën, ëndërrojnë fitoren, i bëjnë thirrje Zotit – dhe në rradhë të parë popullit (për të mos thënë zgjedhësve). Dhe kanë të drejtë, pasi populli zotëron forcë të madhe por kujtesën e ka të shkurtër.
.
. Brenda këtyre dy javëve të fundit të bekuara, Italia mbarë ndërroi lëkurën. Në fillim ishte i paimitueshmi Silvio Berluskoni, Il Commendatore, industrialisti miliarder që i theu hundën kundërshtarit të tij intelektual Walter Veltroni, gazetarit kryebashkiak, në një duel kombëtar për të pushtuar Parlamentin dhe Senatin. MasMedia populiste kundër kulturës elitare, e djathta mozaik kundër të majtës shumënjgjyrëshe, il Popolo della liberta – liri si ajo e Lega Nord separatist kundër Partito Democratico – demokraci e ullirit dhe e karafilit, prakticizmi kundër angelizmit, Milano kundër Romës…
.
. Por ajo që mbushi kupën ishte fitorja e thuaj të panjohurit Gianni Alemmano, inxhinierit të vonuar ambjentalist, kundër të shquarit Françesko Rutelit, arqitektit demokrat të krishterë. Në qoftë se gjatë fushatës elektorale të Italisë, e majta humbi këmishën, gjatë betejës së re të Romës, centristët katolikë humbën brekët! Ksenofobia primare kundër vizionit mondialist, MSI neo-fashiste kundër Margeritës centriste, Bari kundër Romës…
.
. Drejt cilash horizonte të ndritur po shkon kështu Italia e mijëvjeçarit të tretë?
. Eshtë e vërtetë se italjanëve të thjeshtë ju ka ardhur në majë të hundës nga vjedhjet e Romëve, nga agresionet e Rumunëve, nga varavingot e Shqiptarëve, nga era e Afrikanëve, nga kinezëritë e Aziatikëve… është e vërtetë gjithashtu se një biftek i madh në pjatë dhe një gotë verë kianti përpara janë më ndjellëse se idetë shterpe të një të majte pa perspektivë, se qyfyret e Berluskonit janë më tërheqëse se sa debatet intelektualiste të Weltronit, se thirrjet e fuqishme të Alemmanos “Ne duhet të rikthehemi në zotër të shtëpisë tonë” janë më bindëse se sa zërat melodiozë që shpërndahen nga teatrot apo nga operat e inauguruara nga Ruteli…
.
. Fundja, fundit, a nuk është kjo një shprehje e demokracisë? Çdokush voton për atë që bind më tepër, që premton më tepër, që bën më tepër… Veçse e bëra në këtë rast ka pamjen e një fshese të madhe që do të pastrojë rrugët dhe sheshet e bukura të Romës dhe të Italisë mbarë nga ata klandestinë të paskrupullt dhe këmbëzbathur që hanë bukën e Italjanëve, që vijnë nga ana e anës për të plaçkitur dhe për të varfëruar këtë popull, sot të begatë. Roma për Romanët, Italia për Italjanët, Evropa për Evropianët. Pra, pasuria për të pasurit, sofra e shtruar për të nginjurit, mirëqënia për Botën e Parë – dhe në skajin tjetër, varfëria për të varfërit, mizerja për mizerablët, uria për Botën e Tretë! Ja edhe mësimi i madh i demokracisë alla italjançe.
.
. Fitorja e fundit e Alemmanos më jep edhe shkasin të kem një mendim për Kryeministrin shqiptar Berisha. Ky i fundit, menjëherë pas fitores së Berluskonit në zgjedhjet legjislative u nxitua t’i dërgojë fituesit mesazhin e tij përshëndetës, mes të cilit shkëlqente shprehja “një ngjarje e madhe për qendrën e djathtë në Itali, në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën”.
. Mesazh plotësisht i moralshëm mes të djathtave qendërzuese evropiane, bile edhe ekonomikisht plotësisht i justifikuar po qe se kujtojmë se qarqet berluskoniane kishin shprehur dëshirën e ngritjes së një centrali bërthamor në Shqipërinë fqinje – një prej ëndrrave të njohura të Atomikut Berisha. Po tani, me rasti e zgjedhjes së ish-neo-fashistit Alemmano, cili do të jetë thelbi i mesazhit të ardhshëm të Kryetarit tonë ish-komunist ?
. Ndoshta, “ju presim në Durrës, në krye të kohortave neo-Musoliniane, si në 39’” ?
.
.
. * * *
.
. Duke kërkuar titullin e këtij shkrimi, mendja më shkoi tek shprehja aq e njohur latine : « Vox Populi.. » dhe ishte dora që refuzoi t’a plotësonte me vazhdimin“.. Vox Dei ». Pasi diku, më kujtohej se kisha parë edhe shprehjen tjetër , jo më pak të famshme « .. Populus Stupidus ».

Një Përgjigje te Vox Populi…

  1. Orazio Vasta thotë:

    http://www.rarika-radice.blogspot.com
    Blog di Orazio Vasta,blog libero e pensante,siciliano nazionalitario e internazionalista,nonviolento e antimafioso,zona franca per la poesia e per il gusto di vivere…

    martedì 13 maggio 2008
    “Vox Populi” o “Populus stupidus”?
    Ricevo da http://www.albanianews.it questo interessante e condivisibile intervento …che pubblico.
    Vox Populi
    Scritto da Georges Xexo
    Martedì 13 Maggio 2008 12:28
    A volte bastano 2 settimane per rivoltare il clima politico di una nazione, per negare la tradizione vissuta da meta’ secolo a questa parte. Forse per questo motivo i politici esitano a lungo nell’abbandonare la scena politica. Anche quando le elezioni li mandano all’inferno, anche quando i sondaggi li proclamano vinti, loro sperano nell’impossibile, sognano la vittoria, pregano Dio – e in primis il popolo (per non dire gli elettori). E hanno ragione, visto che il popolo gode di grande potere ma di breve memoria.
    Durante queste ultime benedette settimane, l’Italia cambia pelle.
    Per cominciare l’inimitabile Silvio Berlusconi, il miliardario industriale che mette sul tappeto l’avversario, l’intellettuale Walter Veltroni in un duello nazionale per conquistare il Parlamento ed il Senato. Masmedia popolane contro la cultura elitaria, il mosaico della destra contro una variopinta sinistra, il Popolo delle Libertà – libertà come quella della Lega Nord separatista contro il Partito Democratico – democrazia dell’Ulivo e del Garofano, Milano contro Roma…La goccia che fa traboccare il vaso è la vittoria del quasi sconosciuto Gianni Alemanno, il tardivo ingegnere ambientale, contro il noto Rutelli, architetto democristiano.
    Se durante la campagna elettorale italiana, la sinistra ha perso una battaglia, con le elezioni a Roma i centristi cattolici hanno perso la guerra. Verso quali orizzonti illuminati si dirige l’Italia del 3° millennio? È vero che l’italiano semplice è arcistufo dei furti dei rom, delle aggressioni dei romeni, degli andirivieni degli albanesi, dall’odore degli africani, delle varie cineserie… è vero altresì che una grande bistecca accompagnata da un bicchiere di buon Chianti è più invitante delle sterili idee di una sinistra senza prospettiva, che le avventure di Berlusconi sono più divertenti dei dibattiti intellettuali di Veltroni, che il forte richiamo di Alemanno “Noi dobbiamo tornare padroni di casa nostra” è più convincente delle melodie provenienti dai teatri e opere inaugurate da Rutelli…In fondo non è questa espressione di democrazia? Ciascuno vota chi più lo convince, chi più promette, chi più agisce. Solo che l’agire in questo caso ha l’immagine di una grande scopa che pulirà ed abbellirà le strade di Roma e di tutta Italia da quelli scalzi clandestini senza scrupoli che mangiano il pane degli italiani, che vengono da tutte le parti per rubare e impoverire questo popolo, oggi forse ricco ma fino a ieri squattrinato e vagabondo.
    L’ultima vittoria di Alemanno mi da spunto per riflettere sul premier albanese Berisha.
    Quest’ultimo subito dopo la vittoria di Berlusconi si affrettò a mandare il suo messaggio di saluto, dove tra l’altro si distingueva la frase “un grande evento per il centrodestra italiano, albanese ed europeo”.
    Messaggio pienamente coerente tra le destre governanti in Europa, e addirittura completamente giustificato economicamente se ricordiamo che i circoli berlusconiani hanno espresso il desiderio di costruire una centrale nucleare nella vicina Albania – uno dei noti sogni dell’atomico Berisha.
    Ma ora, con le elezioni nel neo-fascista Alemanno, quale sarà il nocciolo del messaggio del nostro premier?
    Forse “Vi aspettiamo a Durazzo, a capo delle orde neo-mussoliniane come nel ’39”?Cercando un titolo per questo articolo, mi viene in mente il famoso detto latino “Vox Populi” ma la mano si rifiuta di completarlo con “Vox Dei”.
    Perché da qualche parte mi ricordo di aver letto l’altra espressione, non meno famosa…”Populus Stupidus”.
    ———-
    L’autore gestisce il blog in albanese albanie-albanais.com
    L’articolo presenta il parere dell’autore e non rispecchia necessariamente la posizione di Albania News
    =============================
    mardi 29 avril 2008
    Vox Populi…
    Herë herë, mjaftojnë dy javë për të përmbysur pejzazhin politik të një vendi, për të mohuar traditën që përjetësohet prej një gjysëm shekulli. Ndoshta për këtë shkak politikanët ngurrojnë aq gjatë të largohen nga skena politike. Edhe kur zgjedhjet i çojnë në ferr, edhe kur sondazhet i shpallin të humbur, ata shpresojnë të pamundurën, ëndërrojnë fitoren, i bëjnë thirrje Zotit – dhe në rradhë të parë popullit (për të mos thënë zgjedhësve). Dhe kanë të drejtë, pasi populli zotëron forcë të madhe por kujtesën e ka të shkurtër.
    Brenda këtyre dy javëve të fundit të bekuara, Italia mbarë ndërroi lëkurën. Në fillim ishte i paimitueshmi Silvio Berluskoni, Il Commendatore, industrialisti miliarder që i theu hundën kundërshtarit të tij intelektual Walter Veltroni, gazetarit kryebashkiak, në një duel kombëtar për të pushtuar Parlamentin dhe Senatin. MasMedia populiste kundër kulturës elitare, e djathta mozaik kundër të majtës shumënjgjyrëshe, il Popolo della liberta – liri si ajo e Lega Nord separatist kundër Partito Democratico – demokraci e ullirit dhe e karafilit, prakticizmi kundër angelizmit, Milano kundër Romës…
    Por ajo që mbushi kupën ishte fitorja e thuaj të panjohurit Gianni Alemmano, inxhinierit të vonuar ambjentalist, kundër të shquarit Françesko Rutelit, arqitektit demokrat të krishterë. Në qoftë se gjatë fushatës elektorale të Italisë, e majta humbi këmishën, gjatë betejës së re të Romës, centristët katolikë humbën brekët! Ksenofobia primare kundër vizionit mondialist, MSI neo-fashiste kundër Margeritës centriste, Bari kundër Romës…
    Drejt cilash horizonte të ndritur po shkon kështu Italia e mijëvjeçarit të tretë?
    Eshtë e vërtetë se italjanëve të thjeshtë ju ka ardhur në majë të hundës nga vjedhjet e Romëve, nga agresionet e Rumunëve, nga varavingot e Shqiptarëve, nga era e Afrikanëve, nga kinezëritë e Aziatikëve… është e vërtetë gjithashtu se një biftek i madh në pjatë dhe një gotë verë kianti përpara janë më ndjellëse se idetë shterpe të një të majte pa perspektivë, se qyfyret e Berluskonit janë më tërheqëse se sa debatet intelektualiste të Weltronit, se thirrjet e fuqishme të Alemmanos “Ne duhet të rikthehemi në zotër të shtëpisë tonë” janë më bindëse se sa zërat melodiozë që shpërndahen nga teatrot apo nga operat e inauguruara nga Ruteli…
    Fundja, fundit, a nuk është kjo një shprehje e demokracisë? Çdokush voton për atë që bind më tepër, që premton më tepër, që bën më tepër… Veçse e bëra në këtë rast ka pamjen e një fshese të madhe që do të pastrojë rrugët dhe sheshet e bukura të Romës dhe të Italisë mbarë nga ata klandestinë të paskrupullt dhe këmbëzbathur që hanë bukën e Italjanëve, që vijnë nga ana e anës për të plaçkitur dhe për të varfëruar këtë popull, sot të begatë. Roma për Romanët, Italia për Italjanët, Evropa për Evropianët. Pra, pasuria për të pasurit, sofra e shtruar për të nginjurit, mirëqënia për Botën e Parë – dhe në skajin tjetër, varfëria për të varfërit, mizerja për mizerablët, uria për Botën e Tretë! Ja edhe mësimi i madh i demokracisë alla italjançe.
    Fitorja e fundit e Alemmanos më jep edhe shkasin të kem një mendim për Kryeministrin shqiptar Berisha. Ky i fundit, menjëherë pas fitores së Berluskonit në zgjedhjet legjislative u nxitua t’i dërgojë fituesit mesazhin e tij përshëndetës, mes të cilit shkëlqente shprehja “një ngjarje e madhe për qendrën e djathtë në Itali, në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën”.
    .Mesazh plotësisht i moralshëm mes të djathtave qendërzuese evropiane, bile edhe ekonomikisht plotësisht i justifikuar po qe se kujtojmë se qarqet berluskoniane kishin shprehur dëshirën e ngritjes së një centrali bërthamor në Shqipërinë fqinje – një prej ëndrrave të njohura të Atomikut Berisha. Po tani, me rasti e zgjedhjes së ish-neo-fashistit Alemmano, cili do të jetë thelbi i mesazhit të ardhshëm të Kryetarit tonë ish-komunist ?
    Ndoshta, “ju presim në Durrës, në krye të kohortave neo-Musoliniane, si në 39’” ?
    Duke kërkuar titullin e këtij shkrimi, mendja më shkoi tek shprehja aq e njohur latine : « Vox Populi.. » dhe ishte dora që refuzoi t’a plotësonte me vazhdimin“.. Vox Dei ».
    Pasi diku, më kujtohej se kisha parë edhe shprehjen tjetër , jo më pak të famshme « .. Populus Stupidus ».
    http://www.albanie-albanais.com

    Pubblicato da Orazio Vasta martedì, maggio 13, 2008 0 commenti
    Etichette: Blog, Informazione, Internazionale-lettere al blog

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: